U nënshkrua Deklarata për siguri të fëmijëve në komunikacion

Shkup, 12 maj – Tubim profesional nën moton “Fëmijë të sigurt – e ardhme e sigurt” u mbajt sot në Shkup, me rastin e 60 viteve të ekzistimit të Këshillit republikan për siguri të komunikacionit në rrugë (KRSKRR).

Në kuadër të këtij manifestimi u nënshkrua Deklarata për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion. Nënshkrues të deklaratës me të cilën secila ministri obligohet të kujdeset për rritjen e sigurisë së fëmijëve, janë ministrat e Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Shkencës, Punës dhe Politikës Sociale, Transportit dhe Lidhjeve dhe Vetëqeverisjes Lokale, Oliver Spasovski, Jeton Shaqiri, Jovanka Trençevska, Bllagoj Boçvarski dhe Goran Milevski, kumtoi KRSKRR.

pas nënshkrimit të Deklaratës, fjalim hyrës pati kryetarja e KRSKRR, Gordana Kozhuvarosvska.

Prezantime të veta patën edhe mysafirët nga rajoni: Milija Radoviq nga ABSRS nga Republika Sërpska, Diana Rusinova nga EZTP nga Republika e Bullgarisë, Sinan Alispahiq nga HAK nga Republika e Kroacisë dhe Snezhana Risteska nga Qendra shkollore e auto-komunikacionit (QSHAK) nga Maqedonia e Veriut.

prezantimi i punimeve i përfshiu temat: “Fëmijët – kategoria më e ndjeshme e pjesëmarrësve në komunikacion. Transporti i sigurt i fëmijëve me automjet motorizues. Shkaqe më të shpeshta për fatkeqësi komunikacioni në të cilat ka fëmijë të lënduar apo të vdekur, Mënyra për uljen e numrit të fatkeqësive të komunikacionit në të cilat ka fëmijë të lënduar apo të vdekur, Fëmijët-si këmbësorë në komunikacion, Njësi shkollore trafiku – përvoja dhe përfitime, Komunikacioni alternativ – komunikacioni çiklist për fëmijë”, informuan nga KRSKRR.