Tupançeski: Ndihmë juridike primare në vitin 2021 kanë marrë 3.266 qytetarë, ndërsa ndihmë juridike sekondare 203 persona 

Shkup , 29 prill– Duke afirmuar vlerën bashkëkohore evropiane se të gjithë duhet të kenë qasje të njëjtë në drejtësi, të artikuluar gjatë sjelljes së Ligjit për ndihmë juridike falas, të dhëna statistikore tregojnë se 3.266 qytetarë kanë pranuar ndihmë juridike primare në vitin 2021, ndërsa 203 persona ndihmë juridike sekondare. Për 53,7 për qind është rritur numri i kërkesave për ndihmë juridike sekondare në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020, ndërsa ndihma juridike primare është rritur për 20 për qind, theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski në korniza të Forumit 100 ditë nga mandati i Qeverisë së re.

Këtë seancë të pyetjeve deri te anëtarët e përbërjes qeveritare, në lidhje me realizimin e 100 ditëve mandat të Qeverisë së re, e përfundoi zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski.

“Modeli i propozuar për reforma në administratë bazohet në transparencë, demokraci dhe racionalitet. Këto parime janë bazë për ndërtimin e administratës profesionale dhe neutrale politike, ku qëllimet politike plotësohen përmes aktiviteteve të punësuarve në sektorin publik në udhëheqjen e e funksionarëve të lartë, që mundëson shfrytëzim efikas dhe racional të burimeve në realizimin e qëllimeve të vendosura strategjike dhe prioritetet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera relevante nga sektori publik”, theksoi zëvendësministri Bajdevski.

Në lidhje me propozim-ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës, zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Bajdevski theksoi se është veçanërisht i rëndësishëm në lidhje me profesionalitetin dhe departizimin e funksionarëve të lartë në administratën publike./Zhurnal.mk