Tuchel: E merituam kualifikimin

Thomas Tuchel insiston se PSG absolutisht e ka merituar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Francës pas shumë vuajtjeve, arritën të përmbysin rezultatin vetëm në fund të ndeshjes, për fitoren 2:1.

“Asnjëherë nuk u ndjeva se nuk do të shënonim përfundimisht. Unë madje u thash asistentëve të mi, pasi të kemi një të tillë, jam i sigurt se do të shënojmë përsëri”, ka deklaruar Tuchel.

“Ne kemi luajtur një ndeshje shumë, shumë të mirë dhe kualifikimi ynë në gjysmëfinale është absolutisht i merituar. Natyrisht, pati edhe pak fat, por nëse e shikoni të gjithë ndeshjen, ne e merituam të kalonim”.

“Ne ishim në kontroll të plotë në pjesën e dytë, gjetëm ritmin tonë dhe lojtarët që erdhën nga bankina ishin të jashtëzakonshëm”.