Trençevska: Krijojmë masa të reja dhe ndryshime ligjore, që tua përmirësojmë jetën personave me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre

Shkup, 28 prill– Kur flasim për reformën nga viti 2019 në pjesën e mbrojtjes sociale dhe në pjesën e mbrojtjes fëmijërore, janë të dukshme rezultatet në përmirësimin e cilësisë së jetës materiale të qytetarëve të pasiguruar, megjithatë edhe përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me nevoja të veçanta dhe të familjeve të tyre, deklaroi ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në përgjigjen e pyetjes së deputetes së deputetes së LSDM-së, Sanella Shkrijel.

“Ajo që punohej nga viti 2017 e këtej dhe kur përmendim ndryshime dhe plotësime të ligjeve ose flasim për masa të reja gjithmonë në procesin e krijimit të politikave janë përfshirë grupet gjegjësisht ato për të cilat kanë të bëjnë ndryshimet e tilla”, theksoi Trençevska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, theksoi Trençevska, është në komunikim të vazhdueshëm me shoqatat e personave me nevoja të veçanta dhe me prindërit atyre fëmijëve dhe bashkë me ata i krijojmë masat e reja dhe ndryshimet ligjore, që t’ua përmirësojmë jetën fëmijëve dhe personave me nevjoja të veçanta dhe të familjeve të tyre, nga njëra anë ta përmirësojmë pjesën materiale, domethënë mbështetje financiare të cilën MPPS dhe ministritë e tjera përmes programeve të ndryshme ua japin personave me nevoja të veçanta, por nga ana tjetër t’i rrisim shërbimet sociale të cilat janë shumë më të rëndësishme kur bëhet fjalë për personat me nevoja të veçanta dhe për prindërit e tyre.

Ajo foli për ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Sociale  me të cilin do të plotësohet pjesa për fëmijët, personat të cilët mund ta shfrytëzojnë shërbimin për asistencë personale dhe për fëmijët gjegjësisht personat me nevoja të veçanta të kombinuara.

Ajo shtoi se MPPS vazhdon edhe më tutje t’i avancojë të drejtat dhe të vendosë masa dhe shërbime të reja për fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta./Zhurnal.mk