Tregtia me njerëz: ”Predatorët” gjithnjë e më shumë shfrytëzojnë internetin

Shkup, 18 tetor – Këtë vit nga tetë viktimat e tregtisë me njerëz, shtatë janë të mitura. Në pëtgjithësi, tregtia me njerëz si vepër penale gjithnjë e më tepër bëhet përmes internetit, kurse shqetëson fakti I uljes së kufirit të moshës. Nëse para dhjetë viteve viktimat ishin nga 16 vjec e më lartë, aktualisht janë nga 10 deri 17 vjec.

Kriminelët targetojnë grupet që më së shumti shfrytëzojnë internetin kurse janë më pak të informuar për rreziqet.

“Shfrytëzimi I komunikimit online për kriminelët mundëson anonbimitet dhe profit më të madh dhe për këtë shkak gjithnjë e më shumë orientohen drejt rekrutimit dhe kontrollit të viktimave përmes komunikimit me internet” – tha Magdalena Nestorovska – sekretare shtetërore në MPB.

Sipas Drejtores së “Porta e Hapur” Jasmina Dimishkovska, koha modern dhe përdorimi I internetit dhe teknologjisë I ekspozojnë fëmijët ndaj rerziqeve. Rezultatet e hulumtimeve të tyre tregojnë se fëmijët përdorin platformat sociale “Snapchat”, “Tuitter”, “Instagram”, “TikTok” duke kontaktuar me persona të njohur e të panjohur.

“Shqetëson pjesa ku zbulohet se një pjesë e madhe e tyre kanë kontaktuar me persona që nuk I njohin,kurse më vonë një pjesë e tyre kanë vënë kontakte fizike me persona të tillë” – deklaroi Jasmina Dimishkovska – ”Porta e Hapur”

Me rastin e shënimit të Ditës Evropiane për Luftë kundër Tregtisë me Njerëz, MPB-ja bashkë me partnerët nga OKB-ja, Këshilli I Evropës dhe “Porta e Hapur” në 33 shkolla të vendit kanë ndërmarrë aktivitete për ngritjen e vetëdijes së nxënësve për rreziqet e keqpërdorimit të teknologjisë kompjuterike.