Tre seanca të komisioneve në Kuvend
Shkup, 1 nëntor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni Ligjvënës- juridik.
Në seancën e Komisionit për politikë të jashtme janë platformat për aktivitete diplomatike, siç është paralajmëruar, do t’i prezantojnë ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Turqisë, Jovan Manasijevski dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shef i Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimin Evropian në Bruksel, Zulfi Ismaili.
Komisioni ligjvënës-juridik duhet të mbajë dy seanca.
Në seancën e parë të komisionit në rendin e ditës, ndër të tjera, janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, pas procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtjen sociale, pas procedurë të shkurtuar. , Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast papunësie, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen, si dhe Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për rezervat e detyrueshme të naftës, me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e dytë, siç është paralajmëruar, Komisioni ligjvënës-juridik do të diskutojë për Propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve. Në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet me procedurë të shkurtuar, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike me procedurë të shkurtuar.
Deputetët, anëtarë të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, në seancë do të debatojnë për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësimin të Ligjit për shoqatat dhe fondacione, me procedurë të shkurtuar, si dhe për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për partitë politike, me procedurë të shkurtuar.