Tramp për figurën e tij në Maund Rashmor: Tingëllon si një ide e mirë

Uashington, 11 gusht 2020 (MEDIAL) – Presidenti amerikan Donald Tramp i mohoi pretendimet e “Nju-Jork Tajm” dhe Si-En-En-it se është i interesuar për mundësinë për ta shtuan figurën e tij në monumentin e famshëm të Maunt Rashmor në Dakotën Jugore, por tha se “tingëllon si një ide e mirë”.

Tramp të dielën në mbrëmje në Tuiter publikoi një fotografi në të cilën qëndron para malit Rashmor, ashtu që duket si të jetë ai pamja e pestë e atij monumenti.

Menjëherë pas kësaj në Tuiter e përgënjeshtroi raportin e Nju-Jork Tajms-it se me guvernatoren e Dakotës Jugore, Kristi Noem ka biseduar për mundësinë që figura e tij të gjindet me figurat e ish-presidentëve Xhorxh Uashington, Tomas Xheferson, Teodor Ruzvelt dhe Abraham Linkoln.

“Asnjëherë nuk e kam propozuar këtë, edhe pse në bazë të shumë punëve që i kam arritur në tre vjet e gjysmë, ndoshta edhe më shumë se cili do president, kjo më tingëllon si një ide e mirë”, ka shënuar Tramp. fb/