Tragjikomedia “Muslimani” nga e hëna në TKK

Tragjikomedia “Muslimani”, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, do të fillojë të shfaqet nga e hëna në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Petrovci përmes një postimi në Facebook.

“PREMIERË: Tragjikomedia “MUSLIMANI” fillon të shfaqet nga data 21.03.2022 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ju mirëpresim!”, ka shkruar Petrovci në Facebook.

Në shfaqjen “Muslimani” luajnë Enver Petrovci dhe Vlora Nikçi.