Trafiku nëpër rrugë të thata

Trafiku në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është me intensitet të matur dhe po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në rrugën rajonale R2431 Shtip – f. Argulicë – Pllaçkovicë (vendpushimi për fëmijë), nga ana e krahut për në fshatin Përnalia, 500 metra pas aeroportit, drejt vendpushimit (28050 kilometra), trafiku është i ndërprerë për shkak të dëmtimit të rrugës në gjatësi prej 50 metrave. Në në vend është vendosur sinjalizimi vertikal i trafikut.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.