Tomini tregon se çfarë pritet të ndodhë në shtator me Covid-19

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën e koronavirusit si edhe çfarë pritet të ndodhë me Covid-19 gjatë vjeshtës në Shqipëri.

“Duhet të veçojmë një element shumë të rëndësishëm që është vaksinimi. Nga njëra anë vaksinimi dhe nga ana tjetër kalueshmëria e sëmundjes nga ajo pjesë që është prekur, sigurisht që e bën popullatën më të imunizuar, përkundrejt një sezoni të ri dimëror”.

Ajo theksoi se dimri sjell edhe infeksione të tjera, të cilat kanë munguar gjatë sezonit të kaluar.

“Megjithatë duhet të theksohet se sezoni i vjeshtës dhe i dimrit të përballë edhe me infeksione të tjera respiratore, të cilat kanë munguar gjatë sezonit 2020-2021, pasi ka sunduar Covid. Shpresojmë që të mos sundojë më Covidi ndaj këtyre infeksioneve”, tha Tomini për A2.