Tokio shpalli alarmin më të lartë të “kuq” për shkak të virusit korona

Tokio, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – Tokio shpalli alarmin më të lartë “të kuq” për kërcënim nga virusi korona për shkak të numrit të madh të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit.

Guvernatori Juriko Koike e përshkroi situatën në kryeqytetin japonez si “shumë të rëndë”.

Ajo iu bëri thirrje banorëve që të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme dhe premtoi se do të intensifikohet testimi për Kovid-19 përmes përdorimit të pajisjeve në universitete.

Tani jemi në një situatë shumë të rëndë, paralajmëroi Koike.

Kodi i kuq është më i larti nga katër shkallët në sistemin e alarmit në kryeqytetin e Japonisë.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, ekziston rritje e madhe e të infektuarve mes të rinjve. Ka gjithnjë e më shumë raste të të infektuarve të cilët nuk shfaqin simptoma. fc/

 

Таг