THP: Duhet të përmirësohet prezantimi politik i komunitetit turk
Shkup, 31 tetor – Partia për Lëvizjen e Turqve – THP mbrëmë në Shkup e ka shënuar 23 vjetorin e themelimit të saj. Në pritjen zyrtare morën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror, partnerë të koalicionit, diplomatë, si dhe personalitete publike.
Në fjalën e tij, kryetari i THP-së Enes Ibrahim theksoi se THP-ja veçanërisht në dekadën e fundit të veprimtarisë së saj ka treguar një rol të madh shtetëror duke luajtur një rol aktiv në proceset integruese evropiane. Ibrahim tha gjithashtu se ekziston nevoja për të përmirësuar përfaqësimin politik të turqve në Maqedoninë e Veriut, por ai shprehu besimin se ky koalicion i veçantë ka kapacitetin për ta realizuar atë.
Në kuadër të ceremonisë u prezantua edhe himni i ri i THP-së, që është vepër e muzikantit të njohur turk Ali Altaj.
Partia për Lëvizjen e Turqve