Thoshte se pandemia e COVID-19 është budallallëk, vdesë pas katër ditëve që u infektuar me coronavirus veterani amerikan – nuk dëshironte të barte maskë

Një burrë nga Ohio të SHBA-ve, ka ndërruar jetë nga coronavirusi pasi që pretendonte se pandemia nga e cila kanë humbur jetën mijëra njerëz, ka qenë ide e “gabuar” ta publikojë në Facebook, shkruan Daily Mail.

Richard Rose, 37-vjeç, ndërroi jetë më 4 korrik, katër ditë pasi që kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Ai pretendonte që pandemia e coronavirusit është “budallallëk”, dhe se shumë herë ka refuzuar të bartë maskë mbrojtëse në fytyrë, por ky veprim i kushtoi atij me jetë.

Veterani i ushtrisë amerikane që shërbeu për nëntë vite në Irak dhe Afganistan, ka ndërruar jetë nga virusi në shtëpinë e tij më 4 korrik.

Ai për disa ditë nuk ishte deklaruar më nëpër rrjetet sociale, por në një moment ka shkruar se është ftohur. Prej asaj dite, filloi çdo ditë të informojë miqtë për gjendjen e tij shëndetësore.

“Kam simptoma të coronavirusit. Sot në mëngjes kam bërë testin, do të duhej së shpejti të marrë rezultatet. Dua vetëm të jem sërish mirë”, kishte shkruar ai.

Disa orë më vonë në po të njëjtën ditë ka rezultuar të jetë pozitiv në testin e COVID-19. Të nesërmen këtë lajm e ka ndarë me të gjithë, dua ua bërë me dije se ka mbetur pa frymë dhe se është në gjendje shumë të rëndë. E dy ditë më vonë ka ndërruar jetë.