Thaçi për zyrtarët e VV-së: Kanë qenë në anën e gabuar të historisë që nga Konferenca e Rambujesë

I pari i vendit ka ripërsëritur se nuk do të ketë “thika” mbi Kosovën.

“Unë kam qenë në anën e drejtë të historisë edhe kur është nënshkruar marrëveshje e Rambujesë, ndërsa zotërinjtë kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s dhe e kanë quajtur okupatorë NATO-n në Kosovë. Gjithashtu edhe procesin e themelimit të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës e kanë parë si kapitullim të Kosovës ndërsa këto trupa rezultuan me formimin e ushtrisë së Kosovës. Edhe Pavarësinë  e Kosovës e kanë quajtur diçka të pa mjaftueshme dhe nuk kanë besuar se do të ndodhë. Kosova u dëmtua edhe nga mollotovët e tyre, gazin lotsjellës që e kanë gjuajtur, madje edhe kanë dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave”, tha ndër të tjera Presidenti Thaçi në RTV Dukagjini.