Teuta, “kockë e fortë”

Teuta, “kockë e fortë”. Partizani “huq” këtë sezon ndaj durrsakëve.

Teuta ka rezultuar një “kafshatë e pakapërdishme” për Partizanin në këtë sezon, pasi të kuqtë nuk kanë arritur të fitojnë në asnjë përballje.

Në tri ndeshjet e luajtura në kampionat në këtë sezon, Partizani ka barazuar 1-1 në fazën e parë, ndërsa dy takimet e tjera janë fituar nga Teuta me të njëjtin rezultat 1-0, fillimisht në Durrës dhe në fazën e tretë në kryeqytet.

Ndonëse me mungesa të shumta, të kuqtë do të kërkojnë fitoren e parë sezonale me durrsakët..