Tesla hap rrjetin e karikuesve për të gjitha makinat elektrike

Tesla do të lejojë makinat e tjera elektrike të aksesojnë rrjetin e saj global të karikuesve drejt fundit të vitit tha CEO Elon Musk në një cicërimë në rrjetin social Twitter.

Deri më sot nuk ka pasur informacione sesi dhe kur kompania do të hapë rrjetin e saj të Superkarikuesve prej 25 mijë dhe për makinat e tjera.

Detajet janë të pakta si përshembull nuk dihet se ku do të hapen fillimisht apo me cilët prodhues makinash Tesla ka nënshkruar marrëveshje. Megjithatë Musk tha se të gjitha këto do të qartësohen deri në fund të 2021.

Aktualisht Tesla ka instaluar karikues në Amerikën e Veriut, Azi, Evropë dhe vende të Lindjes së Mesme si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.

Në 2014-ën Musk kishte thënë se është i hapur për të standartizuar teknologjinë me prodhuesit e tjerë në mënyrë që ajo të shkëmbehej në mbarë industrinë.

Megjithatë Tesla ka konektorët e vet dhe prodhuesit e makinave që duan të përdorin rrjetin e Tesla për makinat e tyre elektrike duhet tu ofrojnë konsumatorëve një farë adapteri.

Në Evropë është ndryshe duke qenë se Tesla përdor konektorët direktë CCS dhe është rajoni ku pritet që Tesla të hapë rrjetin i pari. /PCWorld Albanian