Tërësisht riparohet pjesa e ambulancës, Qendra urgjente dhe salla për pritje e Klinkës për sëmundje të fëmijëve

Shkup, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, gjatë periudhës së kaluar tërësisht janë renovuar pjesa e ambulancës, Qendra urgjente dhe salla e pritjes për pacientët, me qëllim të avancimit të kushteve për trajtim të pacientëve, si dhe kushtet për punë të personelit në këtë klinikë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pjesa e ambulancës tërësisht është riparuar me pajisje të re, janë bërë shumë intervenime ndërtimore, janë vendosur dritare të reja, elektrikë e re, ndërsa në pjesën e hapësirave është ndërruar tavani dhe dyshemeja. Tërësisht janë riparuar toaletet për pacientët dhe personelin, ndërsa janë furnizuar edhe mobilje të reja të dedikuara për këto sektore. Me qëllim të funksionimit të papenguar të klinikës, në kushte të pandemisë së koronavirusit, zbatohen masa të posaçme për mbrojtje dhe në këtë drejtim janë vendosur sportele të reja për pritje të pacientëve”, kumton Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me gjendjen aktuale me koronavirusin, nga Klinika u apelojnë prindërve, të cilët kanë nevojë që t’i sjellin fëmijët e tyre në kontroll, t’i respektojnë masat për mbrojtje, të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë: mbajtje të mbrojtjes së obligueshme të fytyrës së prindërve dhe fëmijëve, mbajtjes së distancës fizike prej së paku dy metra dhe larja e shpeshtë e duarve.

Nga Klinika thonë se fëmijët meritojnë çdo herë më shumë dhe më mirë dhe paralajmërojnë se shumë shpejtë do të vazhdojë renovimi edhe i sektorëve tjerë. bsh/