Tepelenë/ Arrestohen 2 persona, tentuan të kultivonin kanabis në afërsi të banesave në fshat

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tepelenës sepse kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.

Ata janë identifikuar me inicialet F. B., 57 vjeç dhe T. B., 44 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasit F. B., 57 vjeç dhe T. B., 44 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre”, njofton policia.

Materialet për shtetasit e mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.