Tentim për blerje votash në Gradsko

Sot në ora 09.28, me telefon në SPB Veles është paraqitur se P.A. nga Gradsko me veturën e tipit “Opel astra” ka bartur votues në një vendvotim dhe të njëjtit i ka blerë, transmeton Almakos.

Nga ana e zyrtarit policor janë kryer kontrolle dhe vetura është e gjetur e parkuar në qendrën blerëse “Nikom” në fshatin Gradsko e Vjetër dhe nga biseda me pronarin Gj.S. i njëjti ka deklaruar se veturën nuk ia ka dhënë një personi tjetër për ta drejtuar.