Tenori i njohur Ramë Lahaj ngjitet në skenë 2 orë pas vdekjes së mamasë “E pa buzëqeshjen tande nanë, unë jam krejt i vyshkun”

Në qytezën ku u lind dhe u rrit, në Istog, nuk kishte shkollë muzike. U përball me shumë pengesa në Kosovën e pasluftës, por asnjëra nga këto nuk e pengoi Ramë Lahaj të ndiqte ëndrrën e tij dhe të prekte nga afër skenat më të njohura operistike. Ai është sot një emër që premton shumë dhe po korr duartrokitje dhe çmine anekënd nëpër botë.

Dhe një ARTIST I MADH mbetet i tillë edhe në momentet e vështira, si për shembull humbja e një njeriu të dashur. Tenori i njohur ka humbur ditën e djeshme të ëmën, vetëm 2 orë para një koncerti të madh që do të  zhvillonte në Prishtinë. Pavarësisht kësaj ngjarjeje të hidhur, Lahaj nuk e anuloi koncertin, por ka performuar vetëm pak nga ajo që kishte planifikuar dhe më pas u ka kërkuar ndjesë spektatorëve dhe është larguar.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar tenori para tyre.

Ndërsa sot përveç lajmërimit rreth varrimit të së ndjerës, ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto, ndoshta të fundit bashkë, shoqëruar me një dedikim tejet prekës që ka emocionuar këdo që e ka lexuar.

https://www.instagram.com/p/CSWMZnGoYpZ/?utm_source=ig_web_copy_link