Telashe të mëdha për yllin e futbollit, po hetohet se dhunoi ish të dashurën, e cila u vetëvra

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më parë. Rezultatet e autopsisë treguan për një vesh të shqyer të modeles.

Pra, ajo kishte qenë pre e dhunës fizike. Një lajm jo i mirë për mbrojtësin e Bayern Munich, i cili duket se është nën akuzë tashmë. Hetimet janë duke vazhduar.

Kjo gjë u konfirmua nga “Bild”, teksa raporton fjalët e kryeprokurores Anne Leiding: “Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021, sepse kemi marrë informacione të reja në kontekstin e hetimit për vdekjen e vajzës në Berlin.

Rezultatet e autopsisë mund të japin indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim”.