Pizza Hut po krijon një platformë që do t’ju rekomandojë ushqim bazuar në motin tuaj lokal

Pizza Hut planifikon të përdorë teknologjinë AI për të rekomanduar porosi për klientët bazuar në motin në vendndodhjen e tyre, ka thënë shefi i të dhënave të kompanisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zinxhiri i restoranteve po ndërton teknologjinë e vet të inteligjencës artificiale për të kuptuar më shumë rreth asaj që duan klientët, tha Tristan Burns, kreu global i analitikës i Pizza Hut Digital Ventures, në një intervistë për VentureBeat.

Megjithatë, Burns tha për VentureBeat se Pizza Hut ishte në fazat e hershme të zhvillimit të teknologjisë duke mos dhënë shumë detaje rreth asaj se si do të ndikonte në rekomandimet ndaj klientëve.

Ndryshe, zinxhirët e tjerë të restoranteve kanë investuar në teknologjinë AI vitet e fundit, për arsye të ndryshme.

Për shembull, në vitin 2019 McDonald’s bleu teknologjinë e njohjes së zërit AI Apprente “për të përshpejtuar porositë”.