Google feston ditëlindjen e 23-të

Gjiganti amerikan Google sot po feston 23-vjetorin, që edhe nuk është për t’u habitur që kjo ngjarje është shënuar me një tortë dhe qirinj mbi të.

Themelimi i kompanisë filloi në vitin 1997, kurse zyrtarisht u hap më 27 shtator të vitit 1998, transmeton Telegrafi.

Bashkëthemeluesi Sergey Breen, që në vitin 1997 ishte në studime post-diplomike në universitetin e Stanfordit, kishte takuar bashkëthemeluesin tjetër Larry Page, i cili asokohe mendonte të regjistrohet në atë Universitet.