Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme (10 gusht), në fshatin Rremenj të Pogradecit.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të një personi i cili ka mbetur i plagosur.

I plagosuri, është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia pritet të shkojë në vendngjarje.