Të rinjtë e “Youth in action” ndalen në Elbasan

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 13 gusht/MEDIAL/ Të rinjtë e bashkive Elbasan, Belsh dhe Roskovec po zhvillojnë një tur lëvizës me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e aktivizimit rinor në proceset vendimmarrëse.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja në ditën ndërkombëtare të rinisë priti të rinjtë e qyteteve të tjera. Sipas tij, fokusi tek të rinjtë është investimi më i mirë për Elbasanin e gjeneratës tjetër.
“Në ditën ndërkombëtare të rinisë, bashkinë Elbasan e vizituan miq të “Youth in Action”. Mbështetur nga BE, Bordet Rinore e Bashkive Belsh, Roskovec dhe Elbasan po zhvillojnë një tur lëvizës me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e aktivizmit rinor në proceset vendimmarrëse. Fokusi tek të rinjtë është investimi më i mirë për Elbasanin e gjeneratës tjetër”, -thotë Llatja.

.

Artikulli paraprakHONG KONG – Kaos në aeroport si pasojë e manifestimeve

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.