Të paktën 23 të vdekur në sulmin e një tregu në Afganistan

Kabul, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Të paktën 23 persona, midis të cilëve edhe fëmijë kanë vdekur në shpërthimin e një auto-bombe dhe sulmit me minahedhës në një treg në Afganistan.

Edhe Talebanët edhe ushtria afgane e kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmin në provincën Heland.

Talebanët pretenduan se ushtria me minahedhës e ka sulmuar tregun, ndërsa ushtria tha që kryengritësit kanë gjuajtur mina dhe kanë aktivuar bomba në automjet derisa kishte civilë.

Ushtria, gjithashtu, kumtoi se sot nuk kishte asnjë veprim ushtarak në zonën dhe se në shpërthim kanë vdekur edhe dy luftëtarë talebanë. ls/fab