Të moshuarit pa fëmijë vendosin të vetëvriten bashkë (FOTO)

në kategorine Bota/Stardust

“Asnjëri nga ne nuk do të jetojë pa tjetrin”, ishte shkruar në letrën e vetëvrasjes së 80-vjeçarit Hauard Titerton, dhe gruas së tij 78-vjeçare, Zhaklinë.

Që të mos detyroheshin të jetonin pa njëri-tjetrin, çifti pa fëmijë, por mjaft të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, në Uells të Britanisë kryen vetëvrasje pasi mësuan se njërit prej tyre i kishte mbetur pak kohë jetë për shkak të një sëmundjeje.

Ata kishin shkruar se jeta që kishin kaluar kishte qenë shumë e bukur, por donin ta mbyllnin bashkë, ndaj dhe i kishin planifikuar vetëvrasjet me shumë kujdes.

Ata kishin ndarë gjërat që donin t’ua jepnin të afërmve, dhe u kishin vendosur etiketa se kujt do t’i shkonte secila pako, transmeton dita raportimet.

Më pas u kishin dërguar një letër fqinjëve te kutia postare, te e cila kishin futur para, dhe u kishin kishin lënë udhëzime se si t’i gjenin më lehtë.

Ndërkohë, ashtu si çifti britanik, në Oregon të SHBA-ve, ku lejohet eutanazia, ka pasur dhe raste të tjera kur të moshuarit kanë vdekur me dëshirë, të dy njëkohësisht.

Ndërkohë që britanikët u detyruan ta bëjnë fshehurazi, ky çift (Çarli dhe Frensi Emerik) në Oregon të SHBA-ve, ku eutanazia lejohet, vendosën ta kryejnë vetëvrasjen të dy bashkë, në vitin 2017

Në Oregon, ky opsion i ligjshëm quhet “Vdekja me Dinjitet”.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.