Të burgosurit e Sigurisë së Lartë prodhojnë shtretër nga druri

në kategorine Kosovë

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të mbështetur nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”, të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë, kanë filluar prodhimin e shtretërve nga druri.

Përmes këtij projekti synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur.

Kjo përmirëson mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, puna normalizon jetën e përditshme në burg, njofton Klan Kosova.

Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. Disa prej tyre jepen edhe donacion.

medial.mk

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.