Tavilla: Nuk është e saktë deklarata se Maqedonia e Veriut ka shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga Kovid-19 në rajon

Shkup, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë, Xhihan Tavilla deklaroi se Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve të cilat janë më transparente në publikimin e numrave dhe statistikave për Kovid-19.

“Deklarata se Maqedonia e Veriut ka shkallë më të madhe të vdekshmërisë në rajon, me të vërtetë nuk është deklaratë e saktë. E di se Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve të cilat janë më transparente në publikimin e numrave dhe statistikave kombëtare. Kjo kontribuon në regjistrimin dhe denoncimin e secilit rast të vdekjes për shkak të Kovid-19. Unë e di se Maqedonia e Veriut po bën edhe teste pas vdekjes për njerëzit te të cilët duhet të konfirmohet shkaku i vdekjes, kur kjo nuk është e qartë. Atë që mund ta them është se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur i krahasojmë vendet, për shkak të dallimeve të mundshme në mënyrën në të cilën grumbullohen të dhënat dhe atë që e dimë është se të dhënat munden vetëm të jenë kufizime në përpjekjet që të bëhet krahasime dhe nuk ka gjithmonë konsistencë të njëjtë të të dhënave për rastet e vdekjes mes vendeve”, theksoi Tavilla.

Shtoi se secili rast i mundshëm është regjistruar, Maqedonia e Veriut i ndjek rregullat për regjistrim, ndërsa të gjitha kontaktet me rastet potenciale ose rastet e konfirmuara zbulohen, testohen, izolohen dhe trajtohen sipas nevojave. fc/