Tash e 46 vite jeton i vetëm në “qytetin fantazmë, me dekada mbanë evidencë për gjëra që shkencëtarët i cilësojnë shumë të rëndësishm

Gothic në Colorado është qytet “fantazmë” që për nëntë muaj është i mbuluar me borë, dhe malet pothuajse të pashkelura.

Është braktisur qysh në shekullin e 20-të, por një burrë e quan shtëpi të tij. Për më shumë se 40 vite, Billy Barr jeton në një shtëpi të vogël dhe çdo ditë evidenton ndryshimet që ndodhin në mot, sasinë e borës dhe lëvizjet e kafshëve

Dimri në Gothic zgjatë nëntë muaj, bora e mbulon shtëpizën e tij, ai kryesisht qëndron duke lexuar pranë kaminit. Disa javë i kalon duke skijuar deri te qyteti më i afërt për të blerë artikujt e ndryshëm ushqimorë dhe higjienik.

Duke marrë parasysh se i intereson gjithçka rreth shtëpisë së tij, ka filluar të evidentoj edhe ndryshimet e motit,

temperaturën dhe të reshurat… këtë e ka bërë nga kureshtja, e pas disa dekadave evidentimi për të kanë dëgjuar edhe shkencëtarët. Tani Billy për ta ka një vlerë shumë të madhe.

Ndryshe Gothic i cili qysh para shumë vitesh ka qenë i braktisur, e kishte tërhequr qysh kur ishte student në departamentin e mbrojtjes së ambientit.

Kështu një ditë vendosi të zhvendoset në një shtëpizë të vjetër që dikur ishte pronë e një miniere, të cilën më vonë e rinovoj dhe e shndërroi në shtëpi të tij që furnizohet me energji të pastër (përmes paneleve diellore).

Nga dimri i vitit 1974, ky 68-vjeçar ka mbajtur evidencë për çdo ndryshim që ndodhte si në mot ashtu dhe në natyrë e ambient. Të gjitha këto evidenca kanë vlerë të madhe për shkencëtarë të profileve të ndryshme.

Ai madje është cituar shumë herë nëpër publikime të ndryshme të akademikëve, kurse të dhënat e Billy kanë dëshmuar se janë shumë të rëndësishme për ata që përcjellin dhe studiojnë ndryshimet klimatike.

Ai madje ka shpjeguar sesi shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit që i shkruan me të vogël nuk kanë ndonjë domethënie të veçantë. Kur për herë të parë shkoi në Gothic, “cimeri” i tij e kishte bërë të njëjtën gjë, kështu vendosi ta bëjë edhe ai.

Ndërkaq i pyetur se pse ka vendosur të qëndrojë në këtë qytet të braktisur, ai thotë se ka qenë nën stres kur kolegu i tij u largua.

“Në momentin e parë që kam ardhur këtu kam ndjerë një lloj paqeje. Aty vendosa se dua ta kalojë pjesën tjetër të jetës në Gothic”, ka shtuar ai.