Tare, goditje e zgjuar/ Spanjolli David Silva për 5 vitet e ardhshme do të luajë në Itali

Goditje të tilla të zgjuara dhe low cost e vendosën mes drejtorëve sportivë më të mirë në futboll, dhe kandidat për çmimet prestigjioze Globe Avvards.

Shqiptari Igli Tare punoi pas kuintave edhe këtë verë, e vazhdon ta bëjë deri ditën e fundit të merkatos së diktuar si asnjëherë nga pandemia.
Drejtori Sportiv i Lavios arriti të bindë spanjollin David Silva, një goditje me parametër zero nga Mancester Siti që do shtojë cilësitë teknike te formacioni roman. Madje sipas enturazhit të lojtarit iberik, Serie A do të jetë një destinacion për ndoshta 5 vitet e ardhshme.

Lacio ka arritur të bindë Davis Silvën mbi termat ekonomik por këtë muaj në fokus futbollisti ka Ligën e Kampioneve në sezonin e fundit me Mancester Sitin.

“Në Itali mund të luajë deri në moshën 40 vjec” tha Fernando Himenez, babai i futbollistit spanjol. Me fanelën e Citizens ai ka koleksionuar 39 ndeshje këtë sezon, 6 gola dhe 11 asiste. Pikërisht për këto të fundit dhe shpikjet në mesfushë, Lacio mendon se ai që cilësohej pika kyce e formacionit të Guardiolës, tani do ndihmojë ekipin të fitojë trofe.

David Silva do marrë 3 milionë Euro në vit, plus bonuset ndërsa prezantimi zyrtar është shtyrë për shkak të impenjimit të Sitizens në Lisbnonë, në trofeun elitar kontinental që do të ulë siparin këtë muaj.