Taravari: Tre palë kanë luftuar kundër nesh, shumë herë edhe kanë bashkëpunuar të na dëmtojnë

Shkup, 15 korrik (MEDIAL) – Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sonte në konferencë shtypi në Shkup tha se këto zgjedhje kanë qenë ndër më jo korrektet në shtet. Sipas tij, koalicioni “Tash është koha” ka qenë nën trysni nga tre palët që kanë luftuar kundër tyre dhe shumë herë kanë bashkëpunuar që t’i dëmtojnë.

“Pa asnjë anëtar në Komisionet zgjedhore, pa ndikim në polici, ne jemi pala më e dëmtuar në këtë proces zgjedhor. Tani do ti numëroj vetëm disa incidente që të keni pasqyrë për çfarë procesi zgjedhor bëhet fjalë. Parregullsi janë regjistruar në fshatin Llojan, pastaj treni bullgar është regjistruar edhe në komunën e Sarajit, në fshatrat Bojanë, Raoviq, Paniçar dhe Gllumovë”, ka thënë Taravari.

Ai njëherësh nga informacionet që kanë nga shtabet e tyre, thotë se kanë epërsi dhe presin fitore.

Ai pret që liderët e partive të dalin për shkurt kohë dhe të kumtojnë rezultatet përfundimtare. fab/

Прес Алијанса -Арбен Таравари

Posted by MИА.mk on Среда, 15 јули 2020