Taksë për të hyrë në kryeqytet, Lladrovci ironizon me Ahmetin

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka zhvilluar një takim me Shpend Ahmetin, me ç’rast kanë diskutuar për taksën.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti më herët ka deklaruar se përveç parkingut me pagesë, janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking.

Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional.

Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti! /Lajmi.net/