Takimi Zaev – Gashi në hotelin Bellvi

Shkup, 12 gusht 2020 (MEDIAL) – Liderët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe Alternativës, Afrim Gashi sot pasdite mbajnë takim në hotelin Bellvi në dalje të Shkupit.

Takimi për të cilin nuk pati paralajmërim zyrtar nga të dy partitë mbahet një ditë para dorëzimit të paralajmëruar të mandatit për përbërje të qeverisë së re nga presidenti Stevo Pendarovski lideri të LSDM-së, Zoran Zaev.

Takimi është edhe në prag të takimit të nesërm të përbashkët të liderëve të partive nga blloku politik shqiptar që e inicoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërkaq në të cilin Gashi dhe partneri i tij i koalicionit dhe lider i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela thanë se nuk do të shkojnë, duke kërkuar shtyrje të tij për javën e ardhshme. ab/