Takim i anëtarëve të KSHZ-së me shefen e OSBE/ODIHR-së Andrikine: OSBE/ODIHR do t’i vëzhgojë zgjedhjet në pajtim me rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Përfaqësues të Zyrës së OSEB/ODIHR-së, në krye me shefin e Misionit vëzhgues për zgjedhje të OSBE/ODIHR, Laima Andrikine, sot patën takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Qëllimi i këtij takimi do të ishte të shqyrtohen të gjitha aktivitetet të cilat do të ndërmerren nga ana e KSHZ-së që të mundësohet proces korrekt dhe demokratik, si dhe proces zgjedhor i cili do t’i mbrojë të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme për deputetë më 15 korrik që do të mbahen në rrethana specifik të cilat i shkaktoi Kovid-19.

“Duke e pasur parasysh atë, KSHZ-ja theksoi se do të punojë në pajtim me kornizën ligjore, me të gjitha aktet e sjella nga ana e Komisionit, të cilët i përfshijnë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, si dhe në pajtim me masat dhe rekomandimet e sjella nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe protokollet e sjella nga Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, theksohet në kumtesën nga KSHZ-ja e publikuar në ueb faqen e tyre.

Libri i afateve është përgatitur në përputhje me Dekretin e Qeverisë me fuqi ligjore për Zgjedhjet, me të cilin, veç të tjerash parashikohet, heshtja të fillojë më 12 korrik në mesnatë, më 13 korrik të votojnë personat me Kovid-19, në izolim dhe vetizolim për të cilët do të formohen vendvotime speciale këshilla të përbërë nga punonjës shëndetësore dhe përfaqësues të partive, ndërsa më 14 korrik të sëmurët dhe të burgosurit e tjerë që do të aplikojnë për të votuar. Qytetarët e moshës madhore do të kenë mundësi të votojnë në ditën e zgjedhjeve nga ora 7:00 deri në orën 21:00.

Për këtë qëllim KSHZ-ja kryen kontroll në vendvotimet, si do të sigurohen hapësirat më të mëdha për ditën e zgjedhjeve, atje ku ka mundësi, ndërsa atje ku nuk ka ajo mundësi të sigurohen kushte në pajtim me masat, rekomandimet dhe protokollet, për mbrojtje nga koronavirusi. vazhdon trajnimi i obligueshëm i administratës zgjedhore.

Përfaqësuesit e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së treguan se detyra e tyre është vëzhgimi i zgjedhjeve dhe se në këto zgjedhje do të punojnë në pajtim me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi. Misioni vëzhgues do të jetë i pranishëm deri më 27 qershor të vitit 2020 kur do të japin raport dhe rekomandime tjera për zgjedhjet e mëtutjeshme. fb/