Takim Francë – Ballkan për kontributin e autoriteteve lokale në procesin e integrimeve evropiane

Dizhon, 29 nëntor – Të përballur me sfidat e integrimit evropian të Ballkanit, takimi në Dizhon, Francë – Ballkan, i organizuar nga Shoqata e Këshillit Francez të Komunave dhe Rajoneve të Evropës (AFCRE) ka për qëllim që të përgjigjet se si është kontributi i autoriteteve lokale në këtë proces, informon korrespondenti i MIA-s.

Takimi sot në mëngjes ishte hapur nga zëvendëskryetarja e Dizhonit, Sllaxhana Zhivkoviq në emër të nikoqirit, kryetarit të Dizhonit, Fransoa Rebsamen. Gjatë ditës do të bëhet kontroll i procesit të anëtarësimit, azhurnimi i bisedimeve, kontekstit ndërkombëtar, rruga që vijon, pastaj çfarë ndikimi dhe si janë pritjet në nivel lokal nga i njëjti.

Duhet theksuar se në kuadër të Komisionit të saj “Evropa dhe fqinjësia”, Shoqata e Këshillave Franceze të Komunave dhe Rajoneve të Evropës (AFCRE) tregon interes të madh dhe ndjek nga afër procesin e zgjerimit të BE-së, veçanërisht në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Konferenca e sotme nuk është e para që mbahet në Dizhon. Por ajo ka një qasje krejtësisht të ndryshme këtë vit, duke qenë se më 19 korrik, gjatë presidencës franceze, Bashkimi Evropian hapi negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, kandidate që nga viti 2005 dhe Shqipërinë, kandidate nga viti 2014. Kështu, të dy vendet iu bashkuan Serbisë dhe Malit të Zi në raundin e negociatave.

AFCRE e përshëndeti këtë vendim, i cili ndodhi në kontekst evropian dhe ndërkombëtar me tensione që kanë lidhje me luftën në Ukrainë dhe kërcënimin rus, të cilat kanë zënka të fuqishme me rajonin ballkanik. Më tutje, Komisioni Evropian para pak kohësh rekomandoi që vendet anëtare t’i japin Bosnjës e Hercegovinë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Për këtë, ky takim i cili mbahet në Dizhon është pjesë e kontekstit pozitiv i zhbllokimit dhe vazhdimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Krahas kësaj, bashkëpunimi dhe shkëmbimi mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor është ende i vogël. Kjo është arsyeja pse Ballkani dhe Franca mund të fitojnë nga autoritetet e tyre lokale dhe përfaqësuesit lokalë, nëse ata njoftohen më mirë.

Në delegacionin nga Maqedonia e Veriut në Dizhon janë kryetarët e komunave të Manastirit, Toni Konjanovski dhe sekretari i komunës, Borçe Dimitrovski dhe kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, të cilët marrin pjesë në tryezat e rrumbullakëta së bashku me funskionarët e zgjedhur dhe zyrtarët lokalë nga Franca dhe Ballkani Perëndimor. Përveç tyre, në punë janë përfshirë përfaqësues të shoqatave të autoriteteve lokale në Ballkan, ekspertë nga rajoni, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Francë dhe në vende të ndryshme.

Ata do të fokusohen në të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe në çështje që kanë lidhje me procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimit, veçanërisht në nivel lokal. Gjithashtu, do të jetë çështje e avancimit të bashkëpunimit të autoriteteve lokale të Francës dhe Ballkanit Perëndimor dhe shkëmbim të mendimeve për tema siç janë veprimtaria publike lokale, atraktiviteti dhe përmirësimi i territoreve.

Takimi është organizuar në partneritet me qytetin Dizhon dhe me mbështetjen e Delegacionit për veprim të jashtëm të autoriteteve lokale të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës. Ai është dizajnuar nga AFCRE si takim për bashkëpunim rajonal i Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit në BE, nën patronazhin e Qeverisë franceze.

Gjatë takimit organizatorët francezë siguruan përkthim simultan në gjuhën maqedonase për pjesëmarrësit nga bashkësive lokale nga Maqedonia e Veriut.