Tahiri: Epokës së mashtrimit e keqmenaxhimit të Prishtinës, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme

Sipas tij, kur do të duhej që të ishte model i progresit, e shembull për t’u ndjekur, Prishtina ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim, transmeton lajmi.net.

Ai poashtu deklaroi se LDK-ja e Vetëvendosje që qeverisen me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi-ndërtime.

Postimi i plotë:

Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim. LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale./Lajmi.net/