Sunny Hill Academy lansohet nga Dua Lipa në Prishtinë

në kategorine Diaspora

E Premte, 2 Gusht 2019 – 12:14
albinfo.ch

EPA/JOHN G MABANGLO
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka folur para gazetarëve në Prishtinë.
Lipa në këtë konferencë ka prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”
Ajo ka thënë se me realizimin e këtij projekti, një ëndërr shumë e madhe e saj, tani po bëhet realitet.
“Kjo ka qenë një ëndërr e madhe për ne ku fëmijët dhe rina mund të vijnë këtu dhe ta shprehin talentin e tyre. Kjo ka qenë një ëndërr shumë e madhe për neve e cila tani po bëhet realitet”, ka thënë Dua.
E i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se festivali “Sunny Hill Foundation” së bashku me Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit “ Sunny Hill Academy”.
Artistja kosovare me famë botërore Dua Lipa, është në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill Festival”.
Dua Lipa është fituese e çmimeve Grammy dhe Britt Awards, përcjell Albinfo.

Burimi: https://www.albinfo.ch

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.