Sulmuesi del hapur

Viktor Osimhen, përtej fjalëve “në mbrojtje” të Kristiano Xhuntolit, drejtorit sportiv të Napolit, mbetet një objektiv i nxehtë për sulmin e “Axurrëve”, mbi të gjitha nëse largohet Milik.

Nigeriani i Lilës është rrëfyer ditët e fundit se “në vitin 2015, pas Botërorit U-17, më kërkuan Juventusi, Interi, Barcelona dhe Arsenali. Zgjodha Volfsburgun, sepse doja të rritesha”.

Lojtari me vitlindje 1998, i vlerësuar 50 milionë, ka megjithatë objektiva të qartë:

“Dua të luaj në një klub të madh, të fitoj Champions-in dhe diçka me Nigerinë”.