Sulm me thikë në qendër të Glasgow, raportohet për tre të vdekur

Tre persona besohet të jenë qëlluar me thikë për vdekje në një hotel në qendër të qytetit të Glasgow.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se një i dyshuar ishte qëlluar për vdekje nga policia.

Federata Skoceze e Policisë ka konfirmuar se një oficer policie ishte goditur me thikë.

Policia e armatosur mbetet në vendin e ngjarjes jashtë Park Inn në Rrugën West George.

Një deklaratë nga Policia skoceze tha se situata ishte “e përmbajtur” dhe nuk kishte asnjë rrezik për publikun e gjerë.

Sekretari Skocez i Drejtësisë Humza Yousaf ka cekur se qeveria po informohej për situatën.