Sugareski: Jam i kënaqur nga realizimi i investimeve kapitale, jemi duke ndërtuar siç nuk është ndërtuar për 30 vitet e fundit

Shkup, 25 qershor 2020 (MEDIAL) – Në mbarë shtetin në 30 vitet e fundit nuk është ndërtuar ashtu siç është ndërtuar në pjesën e infrastrukturës këto tri vite. Edhe krahas krizës shëndetësore jam i kënaqur nga mënyra në të cilën realizohen investimet kapitale dhe në pajtim me të dhënat të cilat i marr pres kuartali i dytë të përfundojë me rreth 25 për qind ndërsa deri në fund të sezonit ndërtimor në tërësi të realizohet një pjesë e madhe e këtyre projekteve, porositi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë vizitës së sotme në Haraçinë së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski.

“Këtë në çdo kohë mund ta dëshmoj me numra. Nuk janë thirrje paushalle por janë vepra praktike. I kemi bërë mbi 500 kilometra ujësjellës dhe kanalizime për dy vite e gjysmë, rikonstruim të madh të rrugëve. Nuk ekziston rajon planor prej 8-ve aq sa ekzistojnë kur nuk ndërtohet dhe rikonstruohet. Po flas për projekte kapitale thelbësore dhe jo për projekte kapitale të tipit të përmendoreve”, deklaroi Sugareski pas shqyrtimit në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Haraçinë.

Ai theksoi se nga zbatuesit është informuar se dinamika e ndërtimit të kanalizimit në Haraçinë është duke vijuar shkëlqyeshëm dhe se mbi 55 për qind tashmë janë realizuar.

“Edhe pse afati për ndërtim është paraparë deri në mars të vitit të ardhshëm, pritet deri në tetor apo deri nëntor këtë vit në tërësi të përfundojë projekti. Për Haraçinën përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Bankës Botërore, së bashku me Qeverinë janë ndarë mjete në shumë prej rreth 600 mijë eurosh të cilat duhet të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave lokale. Treguam se projektet për rrugë lokale dhe rrugica duhet më shpejtë të dorëzohen në Ministri që t’i miratojë banka dhe mund të vijë drejt implementimit të tyre të plotë”, tha Sugareski. shk/