Studim: Deri në vitin 2100 popullsia e Italisë do të përgjysmohet

Italia po përballet me rënie drastike të natalitetit në nivelin më të ulët që nga krijimi i shtetit të vetëm në Gadishullin Apenin dhe vlerësohet se popullsia në vend do të mund të përgjysmohet deri në vitin 2100. Kjo është bërë e ditur në studimin e publikuar në revistën medicinale “Lanset”.

Popullata e Italisë arriti 61 milionë në vitin 2014, ndërsa sipas ekspertëve, deri në vitin 2100 vendi do të ketë popullsi prej 30,5 milionë.

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit italian të Statistikës, numri i foshnjave të porsalindura në vitin 2019 është 420.000, që është për 19.000 më pak se një vit më parë, ndërsa numri i të vdekurve në vitin 2019 ishte 634.000.

Prej vitit 2014, Italia humbi 551.000 banorë, për sa afërsisht ka popullsi në Xhenova, qyteti i gjashtë për nga madhësia në Itali.