STRUMICË, dy raste të reja të tentimit për të blerë vota

/

Në Prokurorinë Themelore në Strumicë janë pranuar njoftime për dy ngjarje të ndodhura në mbrëmjen e 14.07.2020.

Njëra ngjarje ka ndodhur në fshatin Dobradinci rreth orës 21.00 kur një person ka ofruar para për të votuar për një parti politike.

Ngjarja e dytë ka ndodhur në fshatin Drazhevë, rreth orës 21.50 një person i punësuar në Qendrën për Punë Sociale ka kryer agjitacion me kërcënime për të votuar një parti politike.