Stresi ‘hap zemrën’ me banorët e BB-VIP, rrëfehet për lidhjen me Enxhi Kamenicën: E pashë atë nga burgu

Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose siç njihet me emrin e tij artisik ‘Stresi’ është një nga banorët e Big Brother Vip Kosova. Ai duket se është akomoduar dhe po fillon të miqësohet me konkurrentët e tij teksa së fundmi ai u ka treguar atyre për jetën sentimentale dhe lidhjen që ka patur me Enxhi Kamenicën. 

“Mua më futën në burg një muaj se më kapën me një armë. Tani pasi më fusin mua në burg, ish-e dashura ime futet në Big Brother, dhe unë e pashë atë nga burgu. U acarova aty. Pas këngës “Lambo” unë u lidha me të. Ia bënin “Uaa shiko Enxhin me Stresin. Pse kjo është lidhur me këtë rebelin? Por ajo më ka njohur mua në brendësi”, tha Stresi. about:blank

Pjesë e reality-shoët janë 14 banorë të cilët do të konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro. Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi. Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit.