Zyrtare: Bayerni e blindon Kimmichin, gjermani vazhdon kontratën edhe për shumë vite

Joshua Kimmich ka vendosur t’i qëndrojë besnik gjigantit gjerman Bayern Munich.

Mesfushori gjerman ka vazhduar bashkëpunimin me kampionët në fuqi të Gjermanisë deri në verën e vitit 2025.

Kimmich iu bashkua bavarezëve gjashtë vite më parë nga RB Leipzig, derisa tani është njëri nga lojtarët kryesorë të klubit.

26-vjeçari ka zhvilluar 264 ndeshje zyrtare me Bayernin, ku ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 74 asistime.

“Arsyeja kryesore që kam vazhduar kontratën sepse është te FC Bayern mund të shijoj pasionin tim çdo ditë. Unë jam në një ekip me të cilin kam arritur gjithçka dhe shokët e skuadrës i kam miq të vërtetë”, tha Kimmich.

“Familja ime ndihet shumë rehat këtu. Munichu është bërë shtëpia ime e dytë dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi Kimmich.

Reprezentuesi gjerman me kontratën e re besohet se është bërë ndër lojtarët më të paguar në klub, edhe pse detajet financiare nuk janë zbuluar nga klubi.