Xherdan Shaqiri përshëndetet me fansat e Liverpoolit: Do të më mungoni

Xherdan Shaqiri ka lëshuar një mesazh për fansat e Liverpoolit, pas kalimit te Lyon në Ligue 1.

Sulmuesi anësor shqiptar ka kompletuar transferimin te Lyoni këto ditë, duke lënë Ligën Premier.

‘Shaqa’ nuk ka harruar të falënderojë fansat e Liverpoolit që iu gjetën pranë gjatë qëndrimit në këtë klub, ku fitoi titullin në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

“Tifozë të dashur dhe Liverpool FC. Do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e mrekullueshëm Anfield. Ju faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj. Gjithë të mirat, qëndroni të sigurt. Xherdani #YNWA”, ka shkuar Shaqiri.

Shaqiri ka luajtur më parë me klube Basel, Bayern Munich, Inter dhe Stoke City.