Statistika mbresëlënëse dhe notë maksimale: Edon Zhegrova shkëlqeu në fitoren e thellë të Baselit ndaj Sionit

Edon Zhegrova ka shkëlqyer në fitoren e thellë 6-1 të Baselit ndaj Sionit në kuadër të javës së dytë në Superligën e Zvicrës.

Reprezentuesi i Kosovës bëri dy asistime dhe shënoi një gol të bukur në pjesë të dytë, duke treguar se është në formë të mirë.

Për më shumë se 90 minuta sa ishte në fushë, Edoni i bëri pothuajse të gjitha te skuadra zvicerane, e që statistikat e tregojnë këtë më së miri.

Kujtojmë se në këtë sfidë, gol shënoi edhe Pajtim Kasami, që ishte i pesti për të në pesë ndeshje të Baseli.

Statistikat e Edon Zhegrovës ndaj Sionit:

90 minuta të luajtur

Një gol

Dy asistime

Tetë pasime kyçe

55 prekje të topit

Dy shanse të mëdha të krijuara për gol

23 pasime të sakta

3/5 driblime të kompletuara 2/2 duele të fituara në zonë

10/7 duele të fituara

Tri ndërhyrje

Vlerësimi nga SofaSocre: 10.