Messi ka mbyllur me suksese testet mjekësore, tani mbetet vetëm zyrtarizimi

Lionel Messi ka mbyllur me suksese testet mjekësore te PSG në pasditen e sotme.

Ylli argjentinas ka zbarkuar në mesditë në kryeqytetin e Francës, ku është pritur nga shumë tifozë.

Ka qenë gazetari Fabrizio Romano që ka bërë të ditur, se ylli argjentinas ka kaluar testet në Spitalin Amerikan të Parisit.

“Leo Messi ka kryer me sukses testet mjekësore në Paris këtë pasdite. Ai ka shkruar në hotel, ndërsa së shpejti do të vijë deklarata zyrtare”, ka shkruar ai.

Messi ka kaluar në PSG, ndërsa nesër do të prezantohet para mediave.