Juventusi, Interi e Milani futen në garë për Tchouamenin

Aurelien Tchouameni është aktualisht sensacioni më i ri në futboll dhe skuadrat evropiane janë duke mbajtur një shikim nga afër të formës së tij.

Anëtari i Monacos ka treguar në sezonet e fundit se është një lojtar tejet i talentuar dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Sipas asaj që raporton Fichajes, Interi, Milani dhe Juventusi po tentojnë të transferojnë Tchouamenin në afatin e janarit.

Vështirë se Monaco mund ta lejojë largimin e tij deri në verën e vitit të ardhshëm, derisa do të kërkojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.

Raportohet se edhe Chelsea e Manchester United janë duke tentuar të transferojnë mesfushorin, duke konfirmuar se do të jetë një garë e nxehtë për të.

Monaco njihet tashmë si një skuadër që nxjerrë shumë talentë, dhe kjo është parë edhe në vitet e kaluara.