Hazard: Dua t’i shpaguaj paratë e investuar nga Real Madridi në mua

Eden Hazard është duke tentuar që në këtë edicion të rikthehet në formën e tij më të lartë.

Ylli belg deri më tani nuk ka arritur t’i shfaq cilësitë që kishte te Chelsea, pasi te Real Madridi është përcjellë po ashtu nga shumë lëndime.

Por, reprezentuesi i Belgjikës ka deklaruar se ai do të tentojë t’i shpaguajë paratë që Los Blancos kanë investuar në të.

“Real Madridi ka shpenzuar shumë para në mua, dëshiroj që t’ia shpaguajë ato”, ka thënë Hazard në një intervistë për HLN.

“Nënshkrova pesë vite, dy të parat nuk kanë qenë të mira por kam edhe tri të tjera për të treguar që paratë e investuara kanë qenë të drejta. Shpresoj që të punoj, shpresoj që të zgjohem në një mëngjes dhe t’ia tregojë të tjerëve që jam në maksimum në stërvitje, por pres momentin që të tregoj çfarë di të bëjë”.

Kur është pyetur mbi perceptimin që ai gjithmonë ka qenë i lënduar, ish ylli i Lille ka qenë i shpejt për ta mbrojtur vetveten.

“Njerëzit mendojnë që gjithmonë jam i lënduar, ky është realiteti, por nëse e rishikoni karrierën e juaj nuk ka ndonjë lojtarë që ka luajtur më shumë ndeshje se unë në këto 10 vite”.

“Bëj çfarë duhet të bëjë, punoj për çdo ditë në anën fizike dhe ne kemi bërë punë të mirë që nga fillimi i sezonit. Në këtë moment po shkon mirë, por nuk jam 100 për qind mirë për momentin”.

Hazard ka lutur fansat që ta kuptojnë se mungesa e tij ka të bëjë me lëndimet.

“Ndonjëherë, është e vështirë kur jeni të lënduar, ju dëshironi të luani dhe përpiqeni që ta bindni klubin se jeni gati, por pastaj keni dhimbje dhe mbeteni jashtë”, ka vazhduar belgu.

“Kemi shumë momente të këqija, ndoshta vështirë mund të kuptohen. Por bëni gjithçka që duhet bërë dhe në fund prapë asgjë nuk ju ndihmon”.

Chelsea ka përfituar plot 140 milionë euro nga shitja e Hazardit te Real Madridi.